Veseli kujton legjendën e futbollit: Kombëtarja e Kosovës e ka brenda vetes emrin dhe vlerat e Fadil Vokrrit

veseli-kujton-legjenden-e-futbollit:-kombetarja-e-kosoves-e-ka-brenda-vetes-emrin-dhe-vlerat-e-fadil-vokrrit

Veseli nderoi jetën dhe veprën e Vokrrit, duke vendosur lule mbi varrin e tij, duke shtuar se ai e ndërkombëtarizoi futbollin kosovar me kontributin e tij të pashoq.

Postimi i plotë:

Guxoi të ëndërronte dhe nuk dështoi ta bënte realitet. Sot, në dy vjetorin e vdekjes e kujtojmë legjenden e futbollit, Fadil Vokrri.
Bashkë me Gramozin dhe bashkëshorten e Fadilit dhe miq të tjerë, bëmë homazhe tek varri i tij.

Ai e ndërkombëtarizoi futbollin kosovar me kontributin e tij të pashoq dhe bëri që emri i një vendi të vogël si Kosova të shfaqet në syrin e gjithë botës.

Kombëtarja e Kosovës e ka brenda vetes emrin dhe vlerat e Fadil Vokrrit dhe ne i jemi falënderues sot e përgjithmonë. Ëndrra vazhdon për kualifikim në Euro 2020 🇽🇰 /Rahovecnews.net/