Takim i jashtëzakonshëm i OBI-t rreth planeve të Izraelit për aneksimin e territoreve palestineze

takim-i-jashtezakonshem-i-obi-t-rreth-planeve-te-izraelit-per-aneksimin-e-territoreve-palestineze

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë njoftoi se Takimi i Jashtëzakonshëm i Hapur i Komitetit Ekzekutiv të OBI-t për kundërshtimin e planeve të Izraelit për aneksimin e territoreve palestineze do të mbahet më 10 qershor, transmeton Kosova Post.

“Takimi i Jashtëzakonshëm i Hapur i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) në nivelin e Ministrave të Jashtëm mbi planet e Izraelit për aneksimin e territoreve palestineze do të mbahet më 10 qershor 2020, pas përpjekjeve të Turqisë në bashkëpunim me autoritetet palestineze.

Gjatë videokonferencës, në të cilën do të marrë pjesë ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, do të diskutohen veprimet e përbashkëta brenda OBI-t për të parandaluar përpjekjet e Izraelit për të aneksuar territoret palestineze”, thuhet në një njoftim të MPJ turke të martën herët. /trtalbania

 

The post Takim i jashtëzakonshëm i OBI-t rreth planeve të Izraelit për aneksimin e territoreve palestineze appeared first on Rahovecnews.net.