Pasi e shkarkuan nga Kryeshefi i Trepçës, VV i ofroi post tjetër Basri Ibrahimit

pasi-e-shkarkuan-nga-kryeshefi-i-trepces,-vv-i-ofroi-post-tjeter-basri-ibrahimit

Ibrahimi për të cilin Inspektoriati i Punës ka vendosur ta kthejë në pozitën e tij duke e vlerësuar të jashtëligjshëm shkarkimin ka zbuluar për herë të parë detaje nga kjo ndodhi në një intervistë për Rahovecnews.net.

Ai shprehet se nga VV e kanë telefonuar dhe i kanë ofruar pozitë të re brenda ndërmarrjes, por që Ibrahimi nuk e ka pranuar.

“Një nga zyrtarët e VV-së me të cilin e kam një raport më ka telefonuar dhe natyrisht me keqardhje që jam shkarkuar, ai më tha se je jurist dhe ke marrëdhënie pune me Trepçën dhe unë i thash se nuk pranoj asnjë vend tjetër përveç pozitës ku jam”, tha Ibrahimi për Rahovecnews.net.

Ibrahimi shprehet gjithashtu se, protesta nuk ka qenë arsye për shkarkimin e tij, por vetëm shkas.

“Dhje tjetra që është interesante që ndoshta i ka rrëshqitur, tha se iu kam thënë para shkarkimit të gjejmë personin adekuat të qeverisë Trepçën, pra protesta nuk ka qenë arsye, por shkas”, tha Ibrahimi më tutje. /Rahovecnews.net/ 

Sonte do të ndiqni të plotë intervistën e tij për Rahovecnews.net: