Leverkuseni në finale të Kupës së Gjermanisë

leverkuseni-ne-finale-te-kupes-se-gjermanise

Bayer Leverkusen ka arritur në finale të Kupës së Gjermanisë, pas fitores së thellë 3:0 kundër Saarbrucken të martën.

Klubi nga kategoria e katërt e futbollit gjerman, nuk kishte luajtur asnjë ndeshje futbollit për tre muaj rresht, para se Leverkuseni, klubi nga Bundesliga, ta vizitonte të martën në Hermann-Neuberger-Stadion.

Edhe pse yjet si Kai Havertz dhe Leon Bailey nuk luajtën fare, Leverkuseni e krijoi një epërsi prej 2:0 brenda 19 minutave falë golave të Moussa Diaby dhe Lucas Alario.

Karim Bellarabi shënoi për 3:0 pak para përfundimit të pjesës së parë.

Leverkuseni në finale tani e pret fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Bayern Munich dhe Eintracht Frankfurt.

The post Leverkuseni në finale të Kupës së Gjermanisë appeared first on RahovesNews.