Gjermania: Tërheqja e trupave amerikane dobëson edhe SHBA-në

gjermania:-terheqja-e-trupave-amerikane-dobeson-edhe-shba-ne

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer vlerësoi sot se planet e presidentit amerikan Donald Trump për të tërhequr më shumë se një të katërtën e ushtarëve amerikanë nga Gjermania mund të dobësojnë jo vetëm NATO-n, por edhe vetë Shtetet e Bashkuara.

Sipas raporteve nga “Washington Post” dhe “Wall Street Journal”, Trump nënshkroi një plan për të zvogëluar numrin e përgjithshëm të trupave të stacionuar në Gjermani nga 34.500 në jo më shumë se 25,000, megjithatë, Kramp-Karrenbauer tha se Berlini ende nuk është informuar për këtë lëvizje./topch

 

The post Gjermania: Tërheqja e trupave amerikane dobëson edhe SHBA-në appeared first on Rahovecnews.net.