Home Lajmet Lajmet nga Bota Erdogan: Ne do të qëndrojmë pranë pasardhësëve të heroit antikolonial të Libisë, Omar Mukhtar!

Erdogan: Ne do të qëndrojmë pranë pasardhësëve të heroit antikolonial të Libisë, Omar Mukhtar!

0
Erdogan: Ne do të qëndrojmë pranë pasardhësëve të heroit antikolonial të Libisë, Omar Mukhtar!

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka ritheksuar mbështetje e vendit të tij për qeverinë libiane në luftën e saj kundër gjeneralit renegat, Khalifa Haftar, transmeton Kosova Post.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së kabinetit të tij që zgjati rreth tre orë, presidenti Erdoğan tha se pasardhësit e heroit antikolonial të Libisë Omar Mukhtar të njohur si “Luani i shkretëtirës”  triumfuan në portat e Tripolit “legjionarët” e dërguar nga e gjithë bota nga “ata që po përpiqeshin të pushtonin” vendin.

“Ne do të qëndrojmë pranë vëllezërve tanë libianë, jo me puçistët, jo me imperialistët”, tha Erdoğan, duke iu referuar Haftarit dhe mbështetësve të tij.

Presidenti i Turqisë gjithashtu theksoi se në periudhën në vijim, Ankaraja zyrtare “do të vazhdojë të irritojë entuziastët e grusht shtetit nga vendi dhe nga jashtë, si dhe dashamirët e organizatave terroriste”.

Pas rrëzimit të sundimtarit të ndjerë Muammar Gaddafi në 2011, qeveria e Libisë u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje politike të udhëhequr nga OKB-ja.

Që nga prilli i vitit 2019, qeveria është sulmuar nga forcat e Haftarit, me qendër në lindje të Libisë ndërsa më shumë se 1.000 persona janë vrarë gjatë dhunës.KosovaPost/.

The post Erdogan: Ne do të qëndrojmë pranë pasardhësëve të heroit antikolonial të Libisë, Omar Mukhtar! appeared first on Rahovecnews.net.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

error: Ku po shkon !!