Behramaj i kundërpërgjigjet Osmanit: Ky patetizëm edhe si refren për votuesit e tu është i skaduar

behramaj-i-kundërpërgjigjet-osmanit:-ky-patetizëm-edhe-si-refren-për-votuesit-e-tu-është-i-skaduar

Behramaj ka thënë se Osmani as stabilitet emocional nuk ka se lëre më lëre më aftësi për ta udhëhequr Kuvendin e Kosovës, duke u shtathedhur politikisht!

“Vjosa Osmani është shumë e re për të qenë kaq shumë patetike. Ndonëse është tërësisht e përhumbur si çapkëne politike, ky patetizëm edhe si refren për votuesit e saj të grumbulluar në emër të LDK-së është i skaduar. Ore e çast punon kundër LDK-së dhe ende ka fytyrë të thirret në emër të saj. Kështu është kur në kolltuqe institucionale ulet soji i saj që as stabilitet emocional nuk ka, se lëre më aftësi për ta udhëhequr atë institucion duke u shtathedhur politikisht!”, ka shkruar Behramaj. /Rahovecnews.net/