BE “përvjel mëngët”, Lajçak mbledh anëtarët e ekipit që do jenë të angazhuar në dialog

be-“pervjel-menget”,-lajcak-mbledh-anetaret-e-ekipit-qe-do-jene-te-angazhuar-ne-dialog

Lajçak ka publikuar një fotografi me anëtarët  e ekipit të tij politik në Bruksel, ndërsa ka bërë të ditur se ky ishte takimi i parë me të gjithë pjesëtarët e grupit, shkruan Rahovecnews.net.

Ai në Tëitter ka shkruar se me ta ka diskutuar për punët që e presin këtë grup në muajt në vazhdim.

“Ekipi im në Bruksel si i dërguar special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet e tjera në Ballkan. Sot u takuam për herë të parë me të gjithë pjesëtarët. Diskutuam për punën që na pret në muajt në vazhdim”, ka shkruar ai.

Vlen të ceket se emërimi i Lajçak në pozitën e emisarit special të BE-së nuk është mirëpritur nga të gjithë në Prishtinë.

Liderë të caktuar politik, përfshirë presidentin Thaçi janë shprehur shumë skeptik për rolin që Lajçak mund të ketë në bisedime.

Kjo për faktin se i njëjti vjen nga Sllovakia, shtet ky që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Përveç BE-së, në procesin e dialogut është përfshirë tanimë edhe SHBA-ja, ndërsa presidenti Trump e ka dërguar Richard Grenellin si përfaqësues special. /Rahovecnews.net/