Atifete Jahjaga uron Adriana Matoshin për çmimin: Çikat e Kosovës godasin sërish

atifete-jahjaga-uron-adriana-matoshin-per-cmimin:-cikat-e-kosoves-godasin-serish

Ish-presidentja ka uruar aktoren Adriana Matoshi për çmimin që e rrëmbeu në Francë.

Aktorja Adriana Matoshi është shpërblyer me çmimin “Aktorja më e mirë” në “See a Paris 2020”.

Këtë çmimi, Matoshi e mori me rolin që kishte në filmin “Nëntori i ftohtë”, me regji të Ismet Sijarinës.

Aktorja pranoi urime të shumta, në mesin e tyre e uroi edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga, e cila u shpreh krenare për suksesin e saj.

“Çikat e Kosovës godasin sërish!

Adriana Matoshi fiton çmimin Aktorja më e Mirë në festivalin e Francës “See a Paris 2020″.

Krenare me ty”, shkruan Jahjaga.