Vrasje në tentativë në kryeqytet, arrestohet një grua

vrasje-ne-tentative-ne-kryeqytet,-arrestohet-nje-grua

Një grua në Prishtinë e ka sulmuar një burrë pas një mosmarrëveshje, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh. Sipas Policisë, e dyshuara është dërguar në mbajtje, derisa viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.