Rrotullohet kamioni me beton në afërsi të Batllavës, lëndohet shoferi

rrotullohet-kamioni-me-beton-ne-afersi-te-batllaves,-lendohet-shoferi

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 14:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Brainë.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Në aksident ka qenë i përfshirë një kamion i cili është rrotulluar.

Me këtë rast është lënduar shoferi i kamionit dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Me rastin po merren njësiti i trafikut.