Përballja me virusin COVID-19 ka vështirësuar tej mase punët në sektorin e blegtorisë të komunës e Rahovecit.

Në kuadër të vizitave që ks zhvilluar Drejtorija e Bujqësisë e Rahovecit tek fermerët e ndryshëm, kemi parë që shum produktet e gatshme kanë mbetur të pashitura si pasojë e mungesës së tregut.

Pas gjithë kësaj ne kemi mbledhur informatat e nevojshme ku jemi duke përgatitur raportin e detajuar për të gjitha dëmet që i janë shkaktuar fermerëve gjatë gjithë kohës së pandemisë. Raporti së bashku me kërkesën, ditëve në vijim do te procedohet ne MBPZHR dhe do të kërkohet dëmshpërblim për këto dëme.

Shpresojm që kërkesa jonë të mirret parasysh në mënyrë që fermerët të kalojn sa më lehtë këto vështirësi.