Italia kërkon rifillimin e shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi

italia-kerkon-rifillimin-e-shpejte-te-dialogut-kosove-serbi

Gjatë ditës së sotme, ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, është takuar me kryeministrin Avdullah Hoti, me të cilin ka diskutuar në lidhje me për vazhdimin e rrugës së reformave dhe luftimin e korrupsionit.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ambasadoru Orlando, ka bërë të ditur se Italia e mbështet Kosovën në luftimin e koronavirusit, por që shteti italian kërkon edhe rifillimin sa më të shpejtë të dialogut me Serbinë, shkruan Rahovecnews.net.

Postimi i plotë, pa ndërhyrje:

Sot pata një takim produktiv me Kryeministrin Avdullah Hoti. U theksua nevoja për vazhdimin e rrugës së reformave dhe luftimin e korrupsionit. U rikonfirmua mbështetja e #Italisë në luftimin e #Covid dhe rifillimin e shpejtë të dialogut me Serbinë të lehtësuar nga BE-ja. E përgëzova atë dhe bëra thirrje për veprim gjithëpërfshirës dhe transparent të Qeverisë. 🇮🇹🇪🇺🇽🇰. /Rahovecnews.net/

Lexo edhe: 

Franca mbështet dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë