Inspektorati kthen Basri Ibrahimin në pozitën e Kryeshefit të Trepçës: Vendimi i ish-ministres Hajdari, ishte politik

inspektorati-kthen-basri-ibrahimin-ne-poziten-e-kryeshefit-te-trepces:-vendimi-i-ish-ministres-hajdari,-ishte-politik

Vendimin e Inspektoratit e ka konfirmuar vet Ibrahimi për Rahovecnews.net. Ai ka thënë se vendimi për shkakrimin e tij nuk ka pasur asnjë bazë ligjore për këtë arsye Inspektorati i ka dhënë të drejt.

“Vendimi ishte pabazë juridike. Ishte një vendim krejtësisht politik me vendim të ministreshës, zonjës Hajdari dhe kam qenë i sigurt që në aspektin ligjor kam të drejt. Ky bord nuk ka pasur kuorum, sepse në bazë të ligjit për Trepçën, duhet t’i ketë nëntë anëtarë, ndërsa këta kanë qenë dhe janë katër anëtarë dhe nuk kanë të drejt të marrin asnjë vendim sepse nuk ka kuorum. Sipas ligjit për Trepçën, bordi duhet të ketë nëntë anëtarë për të marrë çfarëdo vendimi. Nga ana tjetër, sipas ligjit të punës, duhet të matet performanca e zyrtarit që shkaktohet. Ndërsa në rastin tim konkret nuk e kanë matur performancën sepse po të kishin matur jo që nuk isha shkarku po isha shpërblyer”, ka thënë Ibrahimi për Rahovecnews.net.

Ai ka thënë se kur e ka marrë detyrën më 10 qershor 2019, është ngrit prodhimin diku 40 për qind dhe performanca e tij, në bazë të kësaj ka qenë pozitive.

“Tash pres që Bordi mbikëqyrës i përkohshëm ta zbatojë vendimin, edhe pse juridikisht ata kanë të drejt të bëjnë ankesë, mirëpo pas parasysh urdhrave që kanë pas, sepse këta kanë funksionu si komitet që kanë marr urdhra prej partisë do ta shfrytëzojnë të drejtën për ankesë mirëpo edhe kjo ka afat të caktuar kohor. Bordi i ka edhe tre muaj kohë, sepse ligjërisht bordi i përkohshëm ka vetëm gjatë muaj dhe këta tash e kanë shumë të vështirë të ballafaqohen me mua sepse nuk kanë pasur arsye të më shkarkojnë”, ka thënë mes tjerash ai.

Anëtarët e ri të Bordit të përkohshëm të Trepçës, të emëruar në muajin Mars, janë: Sylejman Hyseni, kryesues dhe drejtor i bordit, Bahri Hyseni, drejtor-përfaqësues i Republikës, Shyqri Kelmendi drejtor-përfaqësues i Republikës, Shyqri Sadiku, përfaqësues i punëtorëve.

Ditë më parë, Inspektorati ka aporvuar ankesën edhe të Njazi Thaçit, ish drejtorit të KEK-ut dhe Bedri Istrefit, kryeshef i Telekomit. /Rahovecnews.net/