Hoxhaj: Ish-qeveria Kurti ishte pa kokë dhe e dëmshme, qeveria Hoti s’ka plan të qartë

hoxhaj:-ish-qeveria-kurti-ishte-pa-koke-dhe-e-demshme,-qeveria-hoti-s’ka-plan-te-qarte

Enver Hoxhaj, deputet i PDK-së, ka thënë se ish qeveria Kurti ka qenë qeveri pa kokë, ndërsa qeverinë e re të Avdullah Hotit, e ka quajtur qeveri pa gjak dhe pa plan të qartë.

“Qeveria e kaluar e Kurtit ka qenë qeveri pa kokë dhe e dëmshme për vendin. Qeveria Hoti, është më shumë pa gjak dhe pa një plan të qartë, por të presim dhe të shohim”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj, në emisionin Imazh në Radio Televizionin e Kosovës, ka thënë se është fat i keq që në Kosovë brenda 6 muajve janë ndërruar tri qeveri e tre kryeministra.

“Është fat i keq që në Kosovë brenda 6 muajve kemi ndërruar tri qeveri, kjo tregon që partitë tjera politike nuk mund të ofrojnë parashikueshmër, i siguri e stabilitet për qytetarët “, ka thënë Hoxhaj.

Ai tutje ka shtuar se adresë e përgjegjësisë së të gjitha këtyre zhvillimeve politike, janë këto parti politike.