Zemaj koordinohet me homologët e rajonit për hapat e mëtutjeshëm të bashkëpunimit rreth pandemisë

zemaj-koordinohet-me-homologet-e-rajonit-per-hapat-e-metutjeshem-te-bashkepunimit-rreth-pandemise

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologët e tij në Shqipëri, Mal të Zi e Maqedoni të Veriut, ministrat Ogerta Manastirliu, Kenan Hrapoviq e Venko Filipçe, me të cilët diskutuan rreth bashkëpunimit për përballjen e pandemisë COVID -19 në shtetet respektive.

Siç bëhet e ditur në njoftim, gjatë kësaj bisede është diskutuar edhe për hapa të tjerë të bashkëpunimit të ardhshëm midis Kosovës dhe këtyre shteteve në fushën e shëndetësisë.

Zemaj i ka njoftuar homologët e tij lidhur me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për hapjen e kufirit në mes të Kosovës me këto shtete.

Ministrat u pajtuan që në ditët në vijim të takohen për të diskutuar në mënyrë edhe më të detajuar bashkëpunimin midis shteteve në shëndetësi. /Rahovecnews.net/