Një person dyshohet që është plagosur tek Pallati i Rinisë në Prishtinë

nje-person-dyshohet-qe-eshte-plagosur-tek-pallati-i-rinise-ne-prishtine

Policia e Kosovës ka pranuar një informatë rreth orës 16:00 për një të plagosur tek Pallati i Rinisë në Prishtinë.

Ekipet policore me të marrë informatën kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Te një lokal i Pallatit të Rinisë dyshohet se një person është plagosur. Ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipet e forenzikës dhe hetuesia e Policisë së Kosovës, po kryejnë procedurat e nevojshme hetimore dhe të vendit të ngjarjes për të sqaruar rrethanat lidhur me incidentin”, ka thënë Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë.