Engel: MCC-ja s’është dashur t’i bllokojë fondet për Kosovën

engel:-mcc-ja-s’eshte-dashur-t’i-bllokoje-fondet-per-kosoven

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se ngrirja e fondeve për Kosovën është kundër asaj për të cilën vet MCC qëndron.

Ai shton se një veprim i tillë ka detyruar Kosovën të ndryshojë politikat.

“Jam i kënaqur që MCC ka rifilluar punën në Kosovë. Nuk do të duhej fare që të pezullonte fondet. Kosova kishte përmbushur kriteret e vështira të MCC-së. Ngrirja e fondeve të MCC-së për ta detyruar Kosovën që të ndryshojë politikat është kundër asaj që vet MCC qëndron”, ka shkruar Engel.

Ndryshe, SHBA-ja ka zhbllokuar fondet MCC për Kosovën, pasi qeveria mori vendim për heqjen e reciprocitetit. /Rahovecnews.net/