Ardita Lokaj: Të shërbesh me shpirtin e mjekut…

ardita-lokaj:-te-sherbesh-me-shpirtin-e-mjekut…

Ndonjëherë nuk janë ilaçet që shërojnë. Një fjalë e ngrohtë i japin pacientit fuqinë dhe dëshirën për ta përballuar sëmundjen. Mjeku nuk duhet të jetë assesi një mekanizëm që punon brenda orarit për të risistemuar ingranazhe pajisjesh të çrregulluara. Në sytë e çdo pacienti mjeku është hyjni. Sytë, veshët dhe gjithë qenia e të sëmurit drejtohen tek ai. A mund ta merrni me mend zhgënjimin, hidhërimin, trishtimin, dhimbjen dhe lotët që derdh pacienti pas një fjale të pamenduar, pas një neglizhence të pastudiuar, pas harrimit dhe shmangies? Mjeku duhet të kuptojë, duhet të besojë, duhet të krenohet se të nesërmen, për qindra njerëz, ai dhe vetëm ai do të jetë e gjithë bota . Ai do të jetë qendra e gjithësisë brenda një studioje të vogël e të bardhë. Këtu fillon të bëhesh mjek. Kur ti nuk do t’i përkasësh më vetvetes, por pacientit. Kur ti nuk do të jetosh me nocionin e orës, por me kohën e pacientit. Kur ti nuk do të shkosh ta gëzosh jetën tënde pa luftuar totalisht për të fituar jetën e pacientit. Ky është shpirti i vërtetë i një mjeku. Këtë shpirt, këtë zemër të madhe, duhet të respektojnë dhe të kërkojnë të sëmurët, jo stetoskopin mbi bluzën e bardhë, që gjithkush mund ta mbajë, por jo që gjithkujt mund t’i japë titullin mjek.
Jemi krenar me ju doktor Shoipi!