Rrëzohet helikopteri ushtarak në Indonezi: 4 të vdekur, 5 të plagosur

rrezohet-helikopteri-ushtarak-ne-indonezi:-4-te-vdekur,-5-te-plagosur

Katër njerëz vdiqën dhe pesë u plagosën si pasojë e rënies së një helikopteri ushtarak në provincën e Cava të Indonezisë, transmeton Kosova Post.

Sipas gazetës Kompas, helikopteri ushtarak i tipit ‘Mi-17’ prodhim Rus, i cili kishte nëntë anëtarë të ekuipazhit, u rrëzua gjatë fluturimit të stërvitjes.

Zyrtarët ushtarakë deklaruan se katër persona humbën jetën dhe pesë u plagosën në aksident, shkaku i të cilit ende nuk mund të përcaktohej./KosovaPost/.

The post Rrëzohet helikopteri ushtarak në Indonezi: 4 të vdekur, 5 të plagosur appeared first on Rahovecnews.net.