Pas vendimit të MCC-së, Thaçi e falënderon Grenellin për mbështetjen në dialog

pas-vendimit-te-mcc-se,-thaci-e-falenderon-grenellin-per-mbeshtetjen-ne-dialog

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një reagim të dytë që e ka postuar në Tëitter, ka përmendur edhe emisarin special të SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell, shkruan Rahovecnews.net.

Atë e ka falënderuar për angazhimin dhe mbështetjen në procesin e dialogut si dhe agjendën për zhvillimin ekonomik.

“Një vendim i mirëpritur të shtunën nga MCC për zhbllokimin e investimeve në Kosovë përmes programeve multimilionëshe në energji dhe qeverisje të mirë. Faleminderit Richard Grenell për mbështetjen në dialog por edhe për agjendën për zhvillim ekonomik”, ka shkruar presidenti. /Rahovecnews.net/