Ndërron jetë një person nga Covid-19 në Klinikën Infektive

nderron-jete-nje-person-nga-covid-19-ne-kliniken-infektive

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë një pacient i infektuar me koronavirus ka vdekur në Klinikën Infektive.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një komunikate për media, njofton Klan Kosova

Pacienti është me origjinë nga Vushtrria, 71-vjeçari përveç infektimit me koronavirus kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Ky është njoftimi i plotë i MSh:

Klinika Infekive e Qendrës Klinike Universitare të Kosoves njofton se sot në orët e mbrëmjes ka vdekur në këtë klinikë një pacient nga Vushtria.

Pacienti Sh. G. i lindur më 1949 me vendbanim në Vushtrri është pranuar në Klinikën Infektive me datën 10. 05.2020 dhe krahas diagnostikimit me COVID -19, vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.​

The post Ndërron jetë një person nga Covid-19 në Klinikën Infektive appeared first on Rahovecnews.