Me çfarë aktivitetesh po merret Kurti tani që s’është më kryeministër

me-cfare-aktivitetesh-po-merret-kurti-tani-qe-s’eshte-me-kryeminister

Njerëzit e afërt me të parin e Lëvizjes Vetëvendosje, thanë për Klan Kosova se ky i fundit pjesën më të madhe të ditës tani e kalon në selinë e partisë në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

E mbase këtu u gjet edhe në kohën kur iu deshtë që kah ora 11:00 kur iu deshtë të reagoj përmes Facebook-ut, ndaj vendimit të pasardhësit të tij në qeveri, Avdullah Hotit, për të ta hequr masën e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Në këto ditë jashtë zyrës qeveritare, Kurti u pa edhe në qendër të Prishtinës, ku nënshkroi peticionin e lëvizjes Vetëvendosje, që kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.