Islami bëhet operacion pasi i këputi ligamentet: Tani fillon pjesa më e vështirë

islami-behet-operacion-pasi-i-keputi-ligamentet:-tani-fillon-pjesa-me-e-veshtire

Futbollisti i Feronikelit, Përparim Islami, ka bërë të ditur se është bërë operacion dhe se tani është gati ta nisë procesin e rikuperimit, pasi i këputi ligamentet e gjurit qysh në ndeshjen e parë pas rinisjes së futbollit në Kosovës.

Ndeshjet dhe seancat stërvitore u ndërprenë në Kosovë në muajin mars shkaku i përhapjes së koronavirusit. Përderisa stërvitjen rinisën para disa javësh, në mesjavë filluan ndeshjet e para në Kosovës – të martën e të mërkurën në Kupën e Kosovës, ndërsa në fundjavë po zhvillohen ndeshjet e Ipko Superligës së Kosovës,.

Mjekët kanë paralajmëruar se rinisja e sezonit pas një pauze aq të gjatë mund të sjellë lëndime për futbollistët, gjë që Feronikeli e përjetoi qysh në ndeshjen e parë, atë gjysmëfinale kundër Ballkanit, të mërkurën në Suharekë.

Përparim Islami doli nga fusha e lojës qysh në pjesën e parë të asaj ndeshjeve, ndërsa më vonë u bë e ditur se ai i ka këputur ligamentet e gjurit të djathtë. Islami tani ka treguar se është bërë operacion dhe se është gati ta nisë procesin e rikuperimit.

“Sapo mbarova operacionin, çdo gjë shkoi mirë, faleminderit Zotit”, shkroi Islami nën fotografinë e publikuar në Instagram.

“Tani fillon pjesa më e vështirë e rikuperimit…. edhe duhet shumë, shumë punë. Sigurisht mua nuk më mungon vullneti për të punuar”.

“Çdo gjë që kam arritur deri më sot e kam arritur me punë, me djersë dhe me sakrificë.  Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe interesimin që keni treguar për mua, ju dua shumë”.

“Së shpejti jam gati”.

The post Islami bëhet operacion pasi i këputi ligamentet: Tani fillon pjesa më e vështirë appeared first on RahovesNews.