Ish-ministrja e MEPTINIS-it, Rozeta Hajdari, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë Hoti për heqjen e reciprocitetit me Serbinë. Hajdari përmes një statusi në Facebook ka thënë se vendimet e qeverisë Kurti dhanë fryt, ndërsa reciprociteti i hapi rrugë tregtisë së lirë, pa barriera. Sipas saj tregtarët e pranuan Republikën e Kosovës, pa ngurrim.