Edhe 36 raste me koronavirus në Kosovë

edhe-36-raste-me-koronavirus-ne-kosove

Edhe raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë.

Krahas rasteve të reja, sot janë shëruar edhe tetë pacientë të tjerë.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë.

Njoftimi i plotë:

TRIDHJETË E GJASHTË RASTE ME COVID-19 DHE TETË TË SHËRUAR!

Sot më 06 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 201 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 36 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 24 raste (sipas vendbanimit: 15 Nedakoc, 6 Vushtrri, 2 Novolan dhe 1 Reznik), komuna e Mitrovicës 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Mitrovicë) dhe Fushë Kosovë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 Miradi e Poshtme).

Sot më 06 qershor 2020, janë shëruar 8 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 884 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 06 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 16.378 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.194 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 06 qershor 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 6,880,373 raste të COVID-19 dhe 398,754 raste të vdekjes.

TË NDERUAR QYTETARË!

DUKE QENË SE SITUATA EPIDEMIOLOGJIKE DITËT E FUNDIT PARAQET RRITJE TË RASTEVE POZITIVE DHE NUK ËSHTË STABILE NË DISA KOMUNA TË KOSOVËS, DUHET ZBATUAR REKOMANDIMMET PËR KUJDES TË SHTUAR NË KËTË FAZË, DUKE VËNË NË KONTROLLË MJEKËSORE ÇDO PERSON QË HYN NË TERRITORIN E KOSOVËS.

Që kur ka filluar lehtësimi i masave për disa aktivitete, për stafin shëndetësor angazhimi dhe përkushtimi duhet të shtohet duke pasur parasysh se tani kemi rrezik më të madh pasi që edhe kontaktet do të shtohen.

Pakujdesia e disa qytetarëve gjatë këtyre aktiviteteve, mund të shtojnë rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent dhe kështu mund të mbingarkohet sistemi shëndetësor me pasoja të pa parashikuara deri në shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve.

Bazuar në këtë, IKSHPK rekomandon që në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse të deritashme e në veçanti zbatimi i planit për masat lehtësuese që nënkupton vazhdimin e zbatimit të mëtutjeshëm të rekomandimeve.

Po ashtu në mënyrë strikte të respektohet distancimi fizik, përdorimi i maskave, dezinfektimi dhe ajrosja duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Të përcillet respektimi i rekomandimeve të MSH dhe IKSHPK nga inspektoratet dhe organet e rendit dhe të merren masa përgjegjësie në rast të mos zbatimit eventual të këtyre rekomandimeve.

Çdo hap përpara që bëjmë, bartë edhe rrezikun me vete derisa virusi është ende në mesin tonë.
Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave!
Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!
Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të institutit kombëtar të shëndetësisë publike dhe ministrisë së shëndetësisë!
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!
Ju lutem të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

The post Edhe 36 raste me koronavirus në Kosovë appeared first on Rahovecnews.