Aktakuzë për dhunim dhe vrasje të rëndë të fëmijës në Fushë Kosovë

aktakuze-per-dhunim-dhe-vrasje-te-rende-te-femijes-ne-fushe-kosove

Prokuroria ka arritur të zbardh detaje e vrasjes së një mituri në Fushë Kosovë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 27 prill, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.O., në drejtim të veprave penale “Vrasja e rëndë” dhe “Dhunimi”.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri më 11 korrik 2019, në Fushë Kosovë, pasi e kishte dhunuar viktimën K.V., më pastaj edhe e kishte vrarë.

Ndryshe, më 11 korrik 2019 rreth orës 17:30 në afërsi të një ndërtese, në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovë, policia e kishte gjetur viktimën pa shenja jete.