Ushtria e Libisë merr përsipër kontrollin e Terhunës

ushtria-e-libise-merr-persiper-kontrollin-e-terhunes

Ushtria e Libisë pastroi dhe mori kontrollin e qendrës së prefekturës Terhune, nga milicët e udhëheqësit të forcave jolegjitime Halife Haftar në lindje të vendit.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga ushtria libiane bëhet e ditur se njësitë e ushtrisë janë duke përparuar nga të katërta frontet kundër milicëve të Haftarit në Terhune dhe këto njësi kanë marrë kontrollin e qendrës së prefekturës.

Gjithashtu ushtria bëri të ditur se në Terhune ka kapur liderin e milicëve që lufton për puçistin Haftar, Riyad el-Kubeyyir. /trt/Bëhet e ditur se njësitë ushtarake janë vënë në ndjekje të milicëve lokalë Kaniyat në Terhune që vareshin nga Haftari dhe që u arratisën nga qyteti.

Milicët e Haftarit e përdornin qytetin Terhune, që ndodhet 90 kilometra në juglindje të kryeqytetit Tripoli si qendër për operacionet dhe furnizimet gjatë sulmeve kundër kryeqytetit.

The post Ushtria e Libisë merr përsipër kontrollin e Terhunës appeared first on Rahovecnews.net.