Thaçi pas takimit me Ramën: Kufiri duhet të hapet dhe qytetarët të lëvizin kur dhe kah të duan

thaci-pas-takimit-me-ramen:-kufiri-duhet-te-hapet-dhe-qytetaret-te-levizin-kur-dhe-kah-te-duan

Ai ka thënë se ky takim është bërë pa protokoll, ndërkaq ka theksuar nevojën e hapjen se kufirit në mes të dy shteteve.

“Me Edin si çdoherë, pa protokoll, por bashkë për shqiptarët, Kosovën e Shqipërinë”.

“Kosova dhe Shqipëria pa vonesa duhet t’i hapin tërësisht kufijtë dhe qytetarët tanë të lëvizin lirshëm kur të duan dhe kah të duan!” është shprehur Thaci.

E të njëjtën fotografi e ka publikuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Twitterin e tij.

“Me presidentin e Kosovës, pas një bashkëbisedimi si gjithnjë vëllazëror”, ka shkruar Rama. /Rahovecnews.net/