Studim: Skuqja në këmbë tregon se është simptomë e COVID-19 që ndikon në enët e gjakut

studim:-skuqja-ne-kembe-tregon-se-eshte-simptome-e-covid-19-qe-ndikon-ne-enet-e-gjakut

Janë bërë studime të shumta për virusin që ka pushtuar botën, por një studim i bërë nga Pekini thuhet se koronavirusi prek edhe qelizat endoteliale.

Sars-CoV-2 infekton duke përdorur receptorin Ace2, të pranishëm në organe të ndryshme: Përveç mushkërive, virusi mund të depërtojë edhe në zemër, veshkë dhe zorrë.

Por jo vetëm kaq.

Receptorët Ace2 – thuhet në studim prekin edhe qelizat endoteliale.

Akumulimet e qelizave inflamatore të shoqëruara me endotelin, bllokimet e shumicës së enëve të vogla pulmonare u gjetën në shumë pacientë te vde.kur nga infeksioni i koronavirusit.

-Nga autopsitë u zbuluan mpiksje të vogla dhe qeliza të ngordhura, të cilat mbushnin kapilarët e mushkërive.

Inflamacioni kishte holluar enët e gja.kut që furnizonin çdo organ në trup.

Këto gjetje gjithashtu mund të shpjegojnë disa simptoma të koronavirusit si psh ethet e forta.

The post Studim: Skuqja në këmbë tregon se është simptomë e COVID-19 që ndikon në enët e gjakut appeared first on Rahovecnews.