Protestat në SHBA, Bowser kërkon largimin e ushtarëve të ardhur nga shtetet e tjera të vendit

protestat-ne-shba,-bowser-kerkon-largimin-e-ushtareve-te-ardhur-nga-shtetet-e-tjera-te-vendit

Kryetarja e Bashkisë së kryeqytetit Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Muriel Bowser tha se nga qyteti duhet të tërhiqen ushtarët e dislokuar për shkak të protestave që shpërthyen si pasojë e vrasjes së amerikanit me origjinë afrikane, George Floyd nga dhuna e policit, përcjell KosovaPost.

Në konferencën për shtyp të organizuar me autoritetet e Drejtorisë së Policisë ajo bëri vlerësime në lidhje me protestat për George Floyd që në dy netët e fundit ishin “pa ngjarje”.

Në lidhje me dislokimin e ushtarëve përreth qytetit për ndërhyrjen e ngjarjeve të dhunshme në protesta Bowser tha “Kërkojmë largimin nga qyteti të ushtarëve që kanë ardhur në Uashington nga shtetet e tjera”.

Pas vendosjes në detyrë të ushtarëve dhe forcave të sigurisë së armatosura me armë të rënda në Uashington nga ana e Presidentit Donald Trump, në kryeqytet kishte rënë tensioni i protestave dhe ato kishin vazhduar në mënyrë “paqësore”.

Ndërkaq për 3 nga 4 policët e ndaluar për shkak të vdekjes së Floyd, u vendos pagesa e garancisë prej 750 mijë dollarësh.

Tou Thao, Thomas Lane ve Alexander Kueng të cilët u ndaluan për ndihmë në lidhje me vrasjen e Floyd dolën dje (të enjten) përpara trupit gjykues në gjykatën rajonale të Hennepin County.

Gjykatësi, Paul Scoggin pasi përcaktoi pagesën e garancisë prej 750 mijë dollarësh, bëri të ditur se seanca e radhës do të zhvillohet në 28 qershor.

Thao, Lane ve Kueng u shkarkuan nga detyra 24 orë pasi Derek Chauvin kishte shkaktuar vdekjen duke vënë gjurin në fytin e Floyd gjatë ndalimit të tij.

Chauvin javën e kaluar ishte ndaluar javën me akuzon për vrasje të gradës së 3-të nga ana e Prokurorisë Rajonal të Hennepin, por me kalimin e çështjes tek Kryeprokurori Keith Ellison nga ana e Guvernatorit të Minesotës, akuza u rëndua duke u kthyer në akuzë për vrasje të gradës së dytë. Nëse arrestohet, Chauvin pritet të dënohet me 40 vjet heqje lirie.

Dyzetegjashtë vjeçari George Floyd ndërkohë që u ndalua ditën e martë nga ana e policëve të Mineapolisit me dyshimin për mashtrim, ishte lutur prej shumë minutash se “nuk merrte frymë”, pasi një polic kishte vënë gjurin në fytin e tij për një kohë të gjatë.

Që prej kësaj ngjarje në shumë qytete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbahen protesta dhe vende vende bëhen skenë e dhunës, shkruan trt. Nga ana tjetër, në Minesota u zhvillua ceremonia e parë mortore për George Floyd, i cili u vra nga dhuna e policisë. Në ceremoninë në kampusin e Universitetit “North Central” në qytetin e Mineapolisit, së bashku me familjarët, miqtë dhe populli i zonës, morën pjesë edhe liderë dhe fetarë dhe politikë.

Përpara ceremonisë së transmetuar drejtpërsëdrejti nga media amerikane, ndërkohë që automobili i funeraleve ku ndodhej arkivoli i Floyd i afrohej ndërtesës ku u zhvillua ceremonia, Shefi i Policisë së Mineapolisit, Medaria Arradondo dhe zëvendëskomisari  Dave O’conner, u ulën në gjunjë dhe mbajtën qëndrim nderi. Turma në sallën e ceremonisë, përgjatë 8,46 minutave, duke iu referuar periudhës që Floyd mbeti pa frymë, mbajtën qëndrim nderi duke kënduar ilahi ndërsa familjarët dhe disa prej të ftuarve përjetuan momente emocionale.

The post Protestat në SHBA, Bowser kërkon largimin e ushtarëve të ardhur nga shtetet e tjera të vendit appeared first on Rahovecnews.net.