Osmani në takim virtual me Këshillin e Evropës dhe Komisionin e Venecias

osmani-ne-takim-virtual-me-keshillin-e-evropes-dhe-komisionin-e-venecias

“Në takim është diskutuar nevoja e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe KE-së. Kryetarja Osmani ka thënë se Kosova është anëtare e Komisionit të Venecias, i cili gëzon respekt në vendin tonë”.

“Më tej, ajo ka potencuar rolin e Komisionit të Venecias në ofrimin e opinioneve në lidhje me çështjet ligjore që trajtohen në institucionet e vendit. U diskutua edhe për çështjet ligjore, të cilat janë dërguar nga pala kosovare dhe të cilat aktualisht po trajtohen nga Komisioni i Venecias”.

Në takim kanë marrë pjesë edhe anëtarë të Komisionit të Venecias: Antonio Henriques Gaspar (anëtar), Martin Kuier (anëtar zëvendësues), Cesare Pinelli (zv.anëtar), Silvia Grundmann (shefe e Institutit Demokratik dhe e Divizionit për të drejta të njeriut).