Home Sporti Basketboll NBA rikthehet më 31 korrik?

NBA rikthehet më 31 korrik?

0
NBA rikthehet më 31 korrik?

 

Pas një periudhe pezullimi për gati tre muaj, bordi i NBA ka miratuar një plan për rikthimin e sezonit më 31 korrik. Ndeshjet do të luhen pa publik në kampusin Disney, afër Floridës.

“Ndërsa pandemia e Covid-19 paraqet sfida të jashtëzakonshme, ne po shpresojmë ta përfundojmë sezonin në një mënyrë të sigurt dhe të përgjegjshme bazuar në protokolet e rrepta që tani po finalizohen nga zyrtarët e shëndetit publik dhe ekspertët mjekësorë”, tha komisioneri Adam Silver, sipas raporteve lokale.

NBA pezulloi ndeshjet më 11 mars, pasi një nga lojtarët rezultoi pozitiv për koronavirus./21Media

The post NBA rikthehet më 31 korrik? appeared first on RTV21.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

error: Ku po shkon !!