Haskuka paralajmëron protesta: Qeveria Hoti s’do t’i sjell asnjë të mirë Kosovës

haskuka-paralajmeron-protesta:-qeveria-hoti-s’do-t’i-sjell-asnje-te-mire-kosoves

Ai për KosovaPress ka thënë se kjo qeveri nuk e përfaqëson vullnetin e qytetarëve të Kosovës të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit2019.

Haskuka nuk beson që qeveria me kryeministër, Avdullah Hoti do t’i sjell dobi Kosovës.

“Në këtë periudhë të pandemisë dhe të gjitha proceseve që i kemi Kosovës i është dashur një qeveri e cila bazë vullnetin qytetar dhe nuk e përfaqëson vullnetin e 6 tetorit prandaj do e ketë punën e vështirë sidomos pasi varet edhe nga Lista Serbe dhe ne e dimë që Beogradi kurrë nuk i do të mirën Kosovës dhe nuk besoj që do jetë e mundshme të bëjë diçka të dobishme për Kosovën”, tha ai.

Mytaher Haskuka i cili është edhe kryetar i Prizrenit tha për KosovaPress se në rast se qeveria Hoti bënë hapa të dëmshëm për Kosova do ballafaqohet me protesta dhe aksione politike nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Nuk kemi bërë kurrë për të marr pushtetin dhe mendimi ka qenë që lidhur me votimin e qeverisë nuk ka nevojë diçka të tillë, por me siguri nëse qeveria momentale bënë hapa të dëmshëm për Kosovën qoftë në aspektin e korrupsionit apo marrëveshje të dëmshme karshi Serbisë, do fillojmë aksionet politike qoftë protesta e aktivitete tjera të cilat parashihen”, theksoi ai.

Sulmin ndaj aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje nga truprojat e presidentit, Hashim Thaçi, Haskuka e ka quajtur si sulm jodemokratik i cili tregon se në Kosovë gjërat nuk po ecin mirë.

Ai madje tha se edhe shoqëria civile që merret me të drejtat e shprehjes së lirë është dashur të organizojë protesta pasi që po mohohet liria e shprehjes.

“Një person në vendin publik derisa nuk e sulmon personin drejtpërdrejt ai nuk ka të drejtë ta sulmoi. Sulmi i truprojave dhe shoqërimi në polici tregon se këtu vërtet gjërat nuk janë në rregull duhet të kemi demokraci ku të gjithë qytetarët ndihën të lirshëm dhe me të vërtetë është një aksion i dëmshëm”, u shpreh Haskuka.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dje edhe zyrtarisht ka marr detyrën. Qeveria Hoti kaloi të mërkurën në Kuvendin e Kosovës me 61 vota.