Thaçi: Shumë shpejt do të kemi marrëveshje me Serbinë që do të përfundojë me njohje

thaci:-shume-shpejt-do-te-kemi-marreveshje-me-serbine-qe-do-te-perfundoje-me-njohje

“Kurti është vetshkarkuar nga gabimet e tij, po të dëgjonte këshillat e mija do të ishte ende në zyrën e tij”, theksoi Thaçi.

Presidenti ka theksuar se është duke punuar me të gjithë që të lëvizin bashkarisht drejt një marrëveshjeje me Serbinë.

“Besoj se do të kemi një marrëveshje me Serbinë, më shpejt se sa që mendojnë pesimistët”, theksoi Thaçi.

Sipas tij, kjo marrëveshje do të mbyll përfundimisht armiqësitë dhe problemet e hapura me Serbinë.

“Kjo marrëveshje do të sjellë njohjen e Kosovës si shtet i pavarur nga ana e Serbisë”, shtoi ai.

Ai tha po ashtu se nuk do të ketë pazare dhe nuk do të ketë shkembim territoresh, duke mohuar se kjo ka qenë ide e tij.

“Asnjëherë nuk ka qenë kjo ide e imja”, deklaroi Presidenti.