Disa llafe për mikun deputet Haxhi Shala, shkruan prof. Ali Dula

  1. Si u bë t’i besosh Hashimit e Ramushit, e nuk arrite t’i besosh kryetarit tënd, Fatmirit?
  2. A nuk u larguat prej PDK-së, ju e Fatmiri për shkak të Hashimit?
  3. Votat nuk t’i kanë sjellë as Hashimi e as Ramushi, por janë votat që i ke siguruar vet me NISMËN.
  4. Pse u desht Hashimi e Ramushi me vrapu pas votës tënde, përderisa krijimi i qeverisë ishte detyrë e LDK-së?

Meqë jemi njohur gjithmonë për të mirë, dje kam pritur të të përgëzoj për qëndrimin parimor të paralajmëruar.

Miku im, tashmë jeni deputet me përvojë parlamentare, por u desht t’i tregoni mysafirëve të odës se për shtetin bëhet llaf veç në PARLAMENT.

Pastaj (me takat, se nuk është marre) u desht me i mbajt edhe pak ders mysafirëve se, “vendimi për parimësi duhet të konceptohet si e drejtë e integritetit që i shmang implikimet e teorive konvencionale dhe pragmatike dhe që kërkesat e komunitetit duhet të mbizotërojnë mbi të drejtat individuale të individëve.”