22 vjeçari vret 2-vjeçarin, e dhunonte sistematikisht dhe filmonte torturat

22-vjecari-vret-2-vjecarin,-e-dhunonte-sistematikisht-dhe-filmonte-torturat

“A më do mua?”, këto ishin fjalët e fundit të thëna nga 22-vjeçari Brian O’Grodick, para se të vriste djalin e të dashurës së tij i cili ishte vetëm 2 vjeç.

Raportohet se Brian kishte dhunuar sistematikisht prej muajsh vogëlushin, madje i filmonte torturat e ushtruara ndaj tij. Në një video, 22-vjeçari kishte bërë sikur kishte goditur dy herë me grushte të miturin, por tentativa e tretë ishte e vërtetë dhe përfundoi në kokën e viktimës, ku si pasojë e forcës së ushtruar u dëmtua rëndë në tru.

Pavarësisht faktit se vogëlushi u dërgua me urgjencë për në spital, ai nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra. Për vdekjen e 2-vjeçarit një shkrim prekës në Facebook ka bërë dhe nëna e tij, Graci Simpson.

“Nuk mund ta besoj se Jameson ka vdekur. Zemra ime vajton për të, mendja ime mendon për të, nuk mund ta besoj që ai nuk është me mua”, shkroi Graci.

O’Grodnick është arrestuar nga policia dhe mbi të rëndon akuza e vrasjes me paramendim, shkruajnë mediat e huaja.