Ajo përmes një postimi në facebook, ka kritikuar presidentin Thaçi, për siç thotë ajo ndikimin në institucionet qendrore dhe për përçarje.
Nagavci ka shtuar se koha në mes Qeverisë Kurti 1 dhe Qeverisë Kurti 2 do të jetë e shkurtër.
Ky është postimi i saj i plotë:
Dje me 3 qershor Presidenti Thaçi ka filluar ditën në orët shumë të hershme të mengjesit apo thënë më saktë pasmesnatës, duke ushtruar pushtet kundër-kushtetues tek një deputet, për të vazhduar pastaj në orët e pasditës të ushtroi dhunë nëpërmes mbrojtjes së tij të afërt, ndaj një të riu, qytetari të Kosovës.
Ky President i cili ushtron ndikim në institucionet qëndrore të vendit, përdorë gjuhë përqarëse e shpërndan urrejtje, flet të pavërteta e planifikon projekte të dëmshme për vendin, dje krijoi Qeverinë e tij, për ta pasur në shërbim, për të realizuar projektet e tij dhe sigurisht për ta rrëzuar kur nuk do t’i nevoitet më.
Fundja asgjë nga ky skenar nuk është e paparë, asgjë nuk është e re, fatkeqësisht histori e përsëritur.
E mira është vetëm në intermexon mes qeverisjeve Thaçi dhe LDK. Në mes kemi Qeverinë Kurti.
Saktë katër muaj më parë, me 3 shkurt u votua Qeveria së cilës i besoj populli me 6 tetor. Qeveria që solli shpresë e gëzim. E koha në mes Qeverisë Kurti 1 dhe Qeverisë Kurti 2 do të jetë e shkurtër. Do të kthehemi më të fuqishëm, më të shumtë në numër e për të vazhduar gjatë, deri në bërjen e shtetit e çkapjen e institucioneve.
#Zgjedhje. /Rahovecnews.net/