“Është dashur, është obligim kushtetues, por ka të drejtë ta delegojë. Nuk më ka zemruar. Fokusi im është në zbatimin e programit qeverises, jo te sjelljet e politikanëve. Fokusi im është te krijimi i një kulture krejt tjetër politike”, ka thënë ai.
Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se paraardhësi i tij në pozitën e kryeministrit Albin Kurti nuk tregoi kulturë institucionale kur nuk bëri aktin e pranim-dorëzimit të detyrës.
“Ish-kryeministri nuk ishte në zyrë. Ka qenë e pritshme, në bazë të deklaratave, ku e bëri të ditur. Kjo nuk tregon kulturë institucionale, siç e kam marrë unë detyrën, në të ardhmen do t’ia dorëzoj dikujt tjetër. Ne duhet të pajtohemi me rrotacionin”, ka thënë Hoti.
Hoti ka folur gjithashtu edhe për procesin e dialogut ku është shprehur se do të jetë kryenegociator.
“Kryenegociator do të jem unë, unë do të jem përgjegjës për udhëheqjen e dialogut, sepse kështu e thotë Kushtetuta. Nuk do të bëj gabimin që të futem mes SHBA-së dhe BE-së. ne jemi me të dyjat. Procesi i dialogut nuk shkon pa një bashkërendim mes Uashingtonit dhe Brukselit. Kështu ka ndodhur historikisht”, ka thënë ai. /Rahovecnews.net/