Qeveria merr përsipër mbulimin e Kartonit të Gjelbër për diasporën për vitin 2020

qeveria-merr-persiper-mbulimin-e-kartonit-te-gjelber-per-diasporen-per-vitin-2020

Pak minuta para nisjes së seancës, qeveria Kurti ka marrë vendim që të marrë përsipër mbulimin e kostos së polisave kufitare, “kartonit të gjelbër”, shkruan Rahovecnews.net.

Vendimi është marrë për automjetet që hyjnë në Kosovë për vitin 2020.

Po ashtu, qeveria sot ka marrë vendim për shkarkimin e bordit të KRU Mitrovica.

Ndërkaq, pas pak minutash pritet të nis seancë për votimin e qeverisë së re të kryesuar nga LDK dhe Avdullah Hoti. /Rahovecnews.net/