PDK edhe njëherë citon Veselin: Nuk jemi as me LDK-në e as me VV-në, me mua nuk ka pazare për pushtet

pdk-edhe-njehere-citon-veselin:-nuk-jemi-as-me-ldk-ne-e-as-me-vv-ne,-me-mua-nuk-ka-pazare-per-pushtet

Pasi Lëvizja Vetëvendosje doli në opozitë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka treguar se ‘me cilën parti do të bëhen në të ardhmen’.

“Nuk jemi me VV-në. As nuk do të jemi me LDK-në. Nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë pazare me mua dhe me PDK-në për pushtet”, ka thënë Kadri Veseli në një status të publikuar nga Partia Demokratike e Kosovës në Facebook.

Ndryshe, PDK nuk ka votuar sot në seancën e Kuvendit të Kosovës për formimin e Qeverisë Hoti duke mbajtur premtimet e dhëna më herët për një gjë të tillë. /Rahovecnews.net/