Ministri milioner i AAK-së në qeverinë Hoti

ministri-milioner-i-aak-se-ne-qeverine-hoti

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deri më tani ushtronte edhe një pozitë tjetër, atë të deputetit, por tani do t’ia lëshojë vendin dikujt tjetër për ta ushtruar postin e ministrit në qeverinë e re, shkruan Rahovecnews.net.

E kur flasim për pasurinë, Blerim Kuçi nuk qëndron aspak keq!

Kuçi ka mbi 1 milion euro pasuri të paluajtshme në toka, shtëpi dhe banesa. Ai në deklarimin e pasurisë i ka: Një lokal afarist, banesë, pllacë, banesë në Prishtinë, Tokë dhe Shtëpia, përsëri tokë dhe një shtëpi të re, të cilat kapin vlerën e hiç më pak se 1,193,800 euro!

Kuçi nuk qëndron keq as me veturat. Ai ka deklaruar si pasuri dy vetura, një të tipit mercedes, që është personale e tij dhe kapë shifrën prej 65 mijë eurosh dhe një veturë të tipit BMW e cila kapë vlerën e 25 mijë euro dhe është në posedim të fëmijëve të Kuçit.

E Kuçi, përveç angazhimit të tij politik merret edhe me biznes. Ai ka aksione në dy kompani, “NPN “Hidroterm”, dhe Hidroterm BK-doo, kapitali i të cilave kapë shifra afër 2 milionë eurosh.

Por Kuçi nuk ka shumë para të gatshme nëpër institucione financiare. Ai ka vetëm 1,175 euro të deklaruara në bankë, ndërsa rreth 1000 euro kanë të deklaruara gruaja dhe fëmijët e tij.

E kur vjen puna tek të hyrat, Kuçi ka treguar se nga biznesi i tij ka të hyra mbi 43 mijë euro në vit, ndërsa mbi 22 mijë nga Kuvendi i Kosovës. Gruaja e tij gjithashtu ka deklaruar 9,600 euro të hyra vjetore nga një lokal i lëshuar me qira dhe paga e saj si mësimdhënëse në një shkollë në Suharekë. /Rahovecnews.net/