Ballkani luan pa gola me Feronikelin në gjysmëfinalen e Kupës

ballkani-luan-pa-gola-me-feronikelin-ne-gjysmefinalen-e-kupes

Ka përfunduar pa fitues (0-0) ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Kosovës mes Ballkanit dhe Feronikelit.

Liderët e Superligës të mërkurën pasdite kanë pritur në Therandë skuadrën kampione të Kosovës, Feronikelin.

Ndeshja e cila u zhvillua pa tifozë, ka përfunduar 0-0.

Rastin më të mirë të ndeshjes e patën mysafirët e Feronikelit, kur Mendurim Hoti ishte afër golit, por topi nga vija e portës e largoi Besnik Krasniqi.

Se cila skuadër do të kalojë në finale, do ta mësojmë pas ndeshjes së kthimit, që luhet në Drenas.

The post Ballkani luan pa gola me Feronikelin në gjysmëfinalen e Kupës appeared first on RahovesNews.