ASK publikon Indeksin e Çmimeve të Importit

ask-publikon-indeksin-e-cmimeve-te-importit

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Indeksin e Çmimeve të Importeve në Kosovë (IÇIMP) për tremujorin e parë (TM1) 2020. Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pësoi rënie për (-0.6%) në TM1 2020, krahasuar me TM4 2019. Rënie më të mëdha të çmimeve, sipas sektorëve ishin te: produktet minerale (-8.3%); tekstili dhe artikujt e tekstilit (-3.6%); vajrat ushqyese (-3.0%).

Source