Biografia e Avdullah Hotit: Nga shkollimi tek gjuajtja me vezë nga kundërshtarët politik

biografia-e-avdullah-hotit:-nga-shkollimi-tek-gjuajtja-me-veze-nga-kundershtaret-politik

I lindur më 1976 në Ratkoc të Rahovecit, Avdullah Hoti ka një bagazh të gjerë të shkollimit në ekonomi.

Ka studiuar menaxhment dhe informatikë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës gjatë viteve 1994-1998.

Studimet e magjistraturës (2001-2002) dhe të doktoratës (2003-2007) për ekonomiks i ka përfunduar në Staffordshire University, Britani e Madhe.

Gjatë viteve 2006-2007, ka qenë Këshilltar i Lartë i Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës.

Gjatë viteve 2008-2009, ka qenë Këshilltar për Ekonomi i Kryetarit të Komunës së Prishtinës.

Për një mandat (2010-2013) ka qenë Nënkryetar i Komunës së Prishtinës.

Nga viti 2006 është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Nga viti 2010, është anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Nga viti 2011, ka kryesuar Këshillin e Ekspertëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka shërbyer si Ministër i Financave në mes të vitit 2014 dhe më 2017 në koalicionin qeverisës PDK-LDK.

Hoti ishte kandidat për Kryeministër në zgjedhjet e vitit 2017.

Në qeverinë Kurti, Hoti shërbeu si zëvendës i kryeministrit, por që me këtë të fundit pati edhe përplasje.

Hoti u përball edhe me hedhjen e vezëve në drejtim të tij, nga kundërshtarët e heqjes së taksës.

Pas rrëzimit të qeverisë, Hoti u shkarkua nga pozita e zëvendëskryeministrit nga Albin Kurti.

Nesër, nëse koalicioni LDK-AAK-Nisma ka votat e mjaftueshme, ai do ta zë vendin e Kurtit në qeverinë e re. /Rahovecnews.net/