Home Lajmet ​Në Artanë mbërrin edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti

​Në Artanë mbërrin edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti

0
​Në Artanë mbërrin edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti

Idriz Gerbeshi, xehetar me banim në Hajvali dhe Haki Arifaj inxhinier i diplomuar i xehetarisë nga fshati Gllogovc, Komuna Lipjan, janë viktimat që humben jetën në thellësi të minierës së Artanës.

Këtë lajm e ka bërë të ditur MEPTINIS, e cila edhe u ka shpreh ngushëllime familjeve.

Në vendngjarje tashmë ka mbërri edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, teksa aty janë parë edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministrja e MEPTINIS, Rozeta Hajdari.

Ngjarja ka ndodhur me shembjen e pa pritur të masës shkëmbore në minierën Artana.

Autoritetet e Republikës së Kosovës po angazhohen maksimalisht për t’u dalë në ndihmë të gjithë minatorëve dhe familjarëve të prekur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

error: Ku po shkon !!