Qeveria Kurti shkarkon personin që ktheu në punë Bedri Istrefin e Njazi Thaçin

qeveria-kurti-shkarkon-personin-qe-ktheu-ne-pune-bedri-istrefin-e-njazi-thacin

Kështu kanë bërë të ditur burime të sigurta të gazetës inFokus.

Ky vendim ka ardhur menjëherë pasi, Inspektorati i punës i ka shpallur të paligjshme, shkarkimin e drejtorit ekzekutiv të Korporatës Energjetikë të Kosovës, Njazi Thaçin dhe drejtorin e Telekomit, Bedri Istrefin.

Prej kur ka ardhë në pushtet qeveria e re, janë bërë më shumë se 4 mijë ankesa nga të shkarkuarit në Inspektoratin e Punës.

Inspektorati i Punës që deri tash drejtohej nga Valon Leci, tani i shkarkuar, kishte konstatuar se shkarkimet janë joligjore dhe kishte marrë vendim që të dy të kthehen në punë.

Sidoqoftë, Qeveria Kurti vazhdon të thotë se shkarkimet s’do të ndalen pasi, siç thonë ata, kanë ndërmend reformimin e bordeve dhe menaxhmentet e ndërmarrjeve publike. Për disa shkarkime, Qeveria është kritikuar për arbitraritet, ndërkohë që kritika ka pasur edhe për emërime partiake, të cilat nuk i kanë fshehur partia në pushtet.