Prokuroria jep detaje për ekstradimin e kosovarit që dyshohet për vrasje

prokuroria-jep-detaje-per-ekstradimin-e-kosovarit-qe-dyshohet-per-vrasje

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se të dielën më 31 maj, është ekstraduar nga Italia në Kosovë një person i dyshuar për veprën penale “vrasje e rëndë”

“I njëjti është arrestuar me urdhërarrest ndërkombëtar dhe është ekstraduar nga Italia në Kosovë, nën dyshimin se me datë 09 Shtator 2002, ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe “Vrasje e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, njofton Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Ferizaj, sot, ndaj të njëjtit, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Po ashtu është bërë e ditur se ndaj të dyshuarit sot në Gjykatën Themelore në Ferizaj do të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimi.