Haradinaj: Ka mundësi reale që nesër të votohet Qeveria

haradinaj:-ka-mundesi-reale-qe-neser-te-votohet-qeveria

Sipas tij, nëse ndodhë një gjë e tillë, nesër mund të thirret seanca për votimin e Qeverisë Hoti, raporton Gazeta Express.

Haradinaj thotë se tashmë partive që kanë nënshkruar koalicionin u ka mbetur vetëm që të presin publikimin e aktgjykimit të plotë.

“Mendoj që është momenti kur mundet Gjykata me publiku vendimin, që i hap rrugë anës procedurale, asgjë tjetër s’ka mbetë vetëm çështje procedurale. Mundësitë janë reale që për nesër, asgjë tjetër s’ka mbetë nga koha e vendimit, me shpesë që nesër, misioni më i vështirë të kësaj qeverie është shpëtimi i ekonomisë, besoj që do të jemi të suksesshëm”, tha ai.

Haradinaj ka treguar edhe emrat e ministrave, derisa tha se ka mundësi reale që të thirret nesër seanca.

“Po presim, ai afat kohor nesër është real vetëm nëse ndodh ndonjë vonesë në publikimin zyrtar të vendimit.