Mbledhja e qeverisë në detyrë u mbajt pa ministrat e LDK-së

mbledhja-e-qeverise-ne-detyre-u-mbajt-pa-ministrat-e-ldk-se

Mbledhja u mbajt pa praninë e ministrave nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pikat e rendit të ditës janë: Shqyrtimi i propozim-vendimit për organizimin dhe funksionomin e Këshillit të ministrave për reformën e administratës publike dhe strukturave përgjegjëse për të koordinuar, monitoruar dhe zbatuar dokumentet strategjike të reformës së administratës publike; Shqyrtimi i propozim-vendimit për shfuqizimin e Vendimit të Qeverisë, të datës 26 mars 2020, plotësimin dhe Ndryshimin e Vendimit të Qeverisë të datës 11 mars dhe shfuqizimin e pjesshëm të Vendimit të Qeverisë të datës 13 mars; Shqyrtimi i Raportit vjetor të statistikave Zyrtare për vitin 2019.

Mbledhjet e deritanishme të Qeverisë së Kosovës, që nga përhapja e COVID-19 janë mbajtur online. /KP